Anëtari i PDK-së, Adem Grabovci, ka shkruar fjalē emocionuese për humbjen e nipit sot, raporton Scanner.
Sot gjatë ditës u raportua se u gjet i vdekur një 50 vjeçar, e i cili ishte djali i vëllait të Grabovcit, por ende nuk dihen rrethanat e vdekjes.
“As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë”, ka shkruar Grabovci.
Postimi i plotë:
Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë,
Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën!
As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.
NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë.
Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …