Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Adem Grabovci, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për keqqeverisjen e vendit.
Grabovci i ka thënë se e keqja e këtij vendi mban emrin: Albin Kurti.
Po ashtu, ai ka akuzuar Kurtin për përçarjen e shqiptarëve.
“Kemi konstatuar të gjithë, absolutisht pa përjashtim: e keqja e këtij vendi ka një emër – ai është Albin Kurti. Fatkeqësisht për pesë vite qeverisje të Albin Kurtit ne nuk mund ta gjejmë apo ta identifikojmë me asnjë veprim pozitiv që e ka bërë karshi interesit tonë nacional”, ka thënë Grabovci në një intervistë për “TV Arbëria” me gazetarin Ridvan Berisha.
Deklaratën e Grabovcit mund ta shikoni nga minuta e 10:20:






