20.9 C
New York
Friday, September 12, 2025

Buy now

Adem Grabovci: Albin, nëse nuk ishte mjaft, tash u bë tepër!

- Advertisement -

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka reaguar pas vendimit të ShBA-së për pezullimin pa afat të dialogut strategjik për Kosovën.

Ai ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për prishjen e raporteve me aleatin më strategjik të Kosovës, ShBA-në.

“ALBIN, nëse nuk ishte mjaft, tash u bë tepër! Kam qenë i bindur se nuk je i rrugës së mbarë, ama pse kaq mbrapsht na kthen se kam besuar. Fatkeqësisht, idenë ndjellakeqe armike që është ngjallja e frymës antiamerikane në Kosovë, është e vetmja mënyrë për ta mposhtur Kosovën. Këtë jeni duke e bërë ju. Me veprimet dhe punën e juaja, jo vetëm frymën, por edhe përjashtimin e Amerikës nga Kosova po e bëni. Veç mos ta harrojë askush, s’ka shumë vite që një superfuqi (Serbinë), populli i Kosovës e gjunjëzoj…”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.

Të ngjashme

Të fundit