Këngëtarja Adelina Thaçi u shpreh se artistëve që kanë hyrë në parlament “nuk u është dëgjuar zëri kurrë”.
Këngëtarja Thaçi tha sonte në Pressing në T7 se artistët e kyçur në politikë “skanë bërë diçka të madhe për kulturën”.
“Unë mendoj që një artist është mirë ndoshta mos me u përfshi në politikë, apo siç ka pas edhe raste, ki artista të përgatitur që dinë me bë edhe politikë. Mirëpo këtu në përgjithësi deri më sot, tregoma një fytyrë të një artisti që ka bo diçka në raport me kulturën. Diçka të madhe po flasim, kanë hy në parlament dhe s’ju ka ni zëri kurrë”, tha këngëtarja Thaçi.