Home Rozë Adelina Tahiri shkon në Zvicër për operim

Adelina Tahiri shkon në Zvicër për operim

0
Adelina Tahiri shkon në Zvicër për operim

Bukuritë natyrore të Saint Moritz tërheqin çdo dimër vëmendjen e mijëra vizitorëve, ndër ta edhe të shumë figurave të njohura të estradës tonë.

Adelina Tahiri, duket se tash e shumë vite po zgjedhë këtë destinacion për pushimet dimërore, por kësaj radhe kjo ndodhi për shkak të problemeve me shëndetin e njëashtu qefin.

Prive Klan Kosova mëson se Adelinës iu desh të kthehej në Saint Moritz për shkak të një operimi në këmbë. Vitin e kaluar, gjatë pushimeve dimërore me familjen e saj, këngëtarja pësoi një aksident duke lënduar këmbën. Lëndimi nuk ishte i vogël.

Këngëtarja theu këmbën, duke ia parë sherrin skijimit. Për shkak të gjendjes së rëndë të këmbës, ajo ishte e detyruar të operohej atje dhe t’i vendosin shufrën metalike me bulona në këmbë.

Pas një periudhe përmirësimi, ajo u rikthye në Shkup dhe deshi që të largonte metalet nga trupi. Megjithatë, mjekësia zvicerane është më e avancuar se ajo në Ballkan dhe për këtë arsye, ajo u detyrua të kthehej këtë vit në Saint Moritz për të hyrë në një tjetër operacion dhe për të larguar bulonat. Që i bie, derisa ne po flasim Adelina ka kaluar operimin dhe po rimerr veten për të nisur pushimet e të shijojë përkundër rrezikut edhe njëherë skijimin.

Exit mobile version