Dje, në mediat rozë është shpërndarë një lajm se kinse këngëtarja Adelina Tahiri ka bërë një deklaratë ku i nënvlerëson burrat shqiptarë
“E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur”, thuhej se ishte deklarata e Adelinës.
Pas shpërndarjes së madhe të lajmit ka reaguar edhe vet artistja me anë të një shkrimi në InstaStory.
Nga mediat në fjalë Tahiri ka kërkuar që të kërkojnë falje publike dhe ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë atyre që publikojnë lajme të pavërteta.
Tash e sa kohë Adelina është e martuar me avokatin maqedonas, Serjoza Markov, e dyshja kanë edhe një djalë i cili quhet Jon.