“Adelina Gashi, doktore e shkencave ekonomike, aderon në PDK dhe kandidon për Asamblenë Komunale!”, kështu ka njoftuar Shukri Buja, kandidat i PDK pēr kryetar tē Lipjanit, raporton Scanner.
Sipas Bujës, Adelina me një karrierë akademike të jashtëzakonshme, titullin Doktor i Shkencave në Menaxhment dhe Organizim, dhe përvojë konkrete në institucione vendore dhe ndërkombëtare, Adelina sjell në politikë atë që i ka munguar për shumë kohë: dijen, përkushtimin dhe ndershmërinë.
Postimi i plotë:
Me krenari dhe bindje të plotë, Adelina Gashi, doktore e shkencave ekonomike, një nga figurat më të respektuara të botës akademike dhe intelektuale në Lipjan, i bashkohet shtëpisë sonë të përbashkët politike: Partisë Demokratike të Kosovës.
Adelina me një karrierë akademike të jashtëzakonshme, titullin Doktor i Shkencave në Menaxhment dhe Organizim, dhe përvojë konkrete në institucione vendore dhe ndërkombëtare, Adelina sjell në politikë atë që i ka munguar për shumë kohë: dijen, përkushtimin dhe ndershmërinë.
Ky aderim nuk është vetëm personal, por është akt besimi në vlerat që përfaqëson PDK-ja: zhvillimin ekonomik, fuqizimin e grave dhe të rinjve, avancimin e arsimit, si dhe profesionalizmin në qeverisje.
Për Lipjanin, ky është një lajm i rëndësishëm. Adelina Gashi nuk është thjesht emër i suksesit profesional, por ajo është zëri i një gjenerate të re që beson në ndryshim përmes dijes, jo përmes premtimeve boshe.
Në fjalët e saj:
“Sot po i bashkohem PDK-së me bindjen se ky subjekt politik përfaqëson platformën më të qëndrueshme për zhvillim, barazi dhe drejtësi sociale. Besoj në një politikë që bazohet në dije dhe moral, dhe jam e gatshme ta jap kontributin tim për të ardhmen e Lipjanit dhe të gjithë Kosovës.”
Ju ftojmë ta mbështesni Adelinën në garën për Asamblenë Komunale, sepse Lipjani ka nevojë për gra të zonja, të dijshme dhe të vendosura që me dije dhe përkushtim do ta përfaqësojnë denjësisht zërin e qytetarëve dhe do të kontribuojnë në vendimmarrje të drejtë e vizionare për komunën tonë.