Adele dhe aktorja Kerry Washington u nderuan në galën e këtij viti të mbushur me yje, Women in Entertainment, të prezantuar nga Lifetime.
Të enjten, më 7 dhjetor, zonjat kryesore të Hollivudit u mblodhën në Hotelin Beverly Hills në Kaliforni për të festuar gratë me ndikim gjatë rikthimit të ngjarjes vjetore të THR Women in Entertainment, prezantuar nga Lifetime.
Adele, e cila mori çmimin prestigjioz Sherry Lansing Leadership Award, bëri homazhe për shumë gra në fjalimin e saj – përfshirë nënën, gjyshen dhe gratë e tjera në jetën e saj – të cilat ndihmuan në formimin e botës dhe personalitetit të saj që kur ishte fëmijë.
Më tutje Adele ndau momentin e saj të shokut kur takoi këngëtaren shqiptare-britanike me famë botërore, Dua Lipën, shkruan Euronews.
“Më në fund u njoha me Dua Lipën!” tha Adele në fjalën e saj. “Pak e shokuar nga yjet. Absolutisht e dua atë”.
Të nderuarit e mëparshëm të Çmimit të Lidershipit Sherry Lansing përfshijnë, Oprah Winfrey, Meryl Streep, Viola Davis, Reese Witherspoon, Charlize Theron, Jennifer Aniston dhe Barbra Streisand.