13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Adele shtyn koncertet, shkas problemet shëndetësore

- Advertisement -

Adele ka shtyrë të gjitha shfaqjet e saj në Las Vegas, që do të mbaheshin muajin e ardhshëm.

Sipas një njoftimi të bërë nga vet këngëtarja, koncertet janë shtyrë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Mjekët i kanë rekomanduar yllit britanik që të pushojë dhe të rikuperohet ngadalë.

Megjithatë, se për ç’sëmundje bëhet fjalë, nuk ka bërë të ditur këngëtarja.

Adele tha se ishte e sëmurë qysh në fillim të shfaqjeve vitin e kaluar, por që vendosi t’i vazhdojë shfaqjet për shkak se muzika dhe fansat e bëjnë të ndjehet më mirë.

Akoma nuk dihet se për kur janë shtyrë koncertet e këngëtares

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit