20.5 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Adele më në fund konfirmon lajmin se është martuar me Rich Paul

- Advertisement -

Adele raportohet se ka konfirmuar martesën e saj me Rich Paul. Çifti u përfol se kurorëzoi dashurinë vitin e kaluar dhe madje, Adele së fundmi i është referuar partnerit si bashkëshorti i saj.

Sipas raportimeve, këngëtarja e njohur ka konfirmuar lajmin teksa ka qenë e pranishme në shfaqjen e komedisë së mikut të saj, Alan Carr, ku dy anëtarë të audiencës kanë konfirmuar këto spekulime.

Një dëshmitar ka thënë: “Mbrëmjen e kaluar isha në shfaqjen e komedisë së Alan Carr në Los Angeles dhe Adele ishte e pranishme në audiencë. Alan ka pyetur nëse dikush është martuar së fundmi dhe Adele është përgjigjur, duke thënë: “Unë jam martuar”.

Një tjetër anëtar i audiencës ka shtuar gjithashtu: “Kur ai pyeti nëse dikush është martuar së fundmi, ajo u përgjigj: “Unë jam martuar”. Ishte diçka shumë e bukur dhe një moment i ëmbël. Gjithçka ndodhi vetëm pak minuta para se të përfundonte shfaqja”.

Gjatë një koncerti në muajin shtator në Las Vegas, një grua nga audienca i është drejtuar këngëtares me zë të lartë, duke thënë: “Do të martohesh me mua?“, në një klip që është bërë tepër viral në rrjetin social TikTok. “Nuk mund të martohesh me mua. Unë jam heteroseksuale dhe bashkëshorti im është këtu sonte”, i është përgjigjur Adele.

Fansja i është përgjigjur: “Mund ta provosh?” dhe Adele i ka thënë: “Jo, nuk dua fare ta provoj. Jam me Rich. Ti je e çmendur, më lër rehat”.

Adele dhe agjenti sportiv, kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin prej dy vitesh. Ata e pranuan publikisht romancën e tyre në korrikun e vitit 2021, teksa ishin ulur pranë njëri-tjetrit në një lojë të “NBA”.

Përreth një viti këngëtarja është parë të mbajë një unazë diamanti në gishtin e saj të majtë por kur është pyetur rreth saj, ajo ka thënë se nuk është një unazë fejese por ajo thjesht i pëlqen këto lloj bizhuterish.

Adele dhe Rich janë takuar me njëri-tjetrin në një festë ditëlindjeje të një miku të përbashkët. Këngëtarja e njohur shpesh herë e ka vlerësuar të dashurin e saj, duke u shprehur se kjo romancë është më e lehta që mund të ketë patur ndonjëherë në jetë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit