Home Rozë Adele dhe Rich Paul janë fejuar

Adele dhe Rich Paul janë fejuar

0
Adele dhe Rich Paul janë fejuar

Adele dhe Rich Paul janë fejuar. Këngëtarja, 34 vjeçe dhe menaxheri i suksesshëm i lojtarëve të NBA, 41 vjeç planifikojnë të martohen këtë verë, sipas DailyMail.

Thashethemet se çifti janë fejuar kanë qarkulluar gjatë vitit të kaluar, kur Adele u pa për herë të parë me një unazë të madhe diamanti në Grammy. Ajo gjithashtu u shfaq me të në shfaqjen e saj të fundit në Las Vegas gjatë fundjavës. Mirëpo, deri më tani asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar fejesën.

Edhe pse ylli tenton ta mbajë jetën e saj personale larg syrit të publikut, ajo e ka deklaruar hapur shumë herë dashurinë e saj për Rich Paul.

“Nuk kam qenë kurrë kaq e dashuruar! Unë jam e fiksuar pas tij. Unë patjetër dua më shumë fëmijë. Jam shtëpiake dhe muzika më ndihmon të kem një jetë të qetë. Por tani për tani, gjithçka që mund të mendoj është Las Vegas.”

Së fundmi Rich Paul ka festuar ditëlindjen në koncertin e Adelës në Las Vegas. Ai  mbushi 41 vjeç dhe këngëtarja i dedikoi “Happy Birthday”, pak para se të bënte një rrëfim publik.

Exit mobile version