![Achille Lauro reagon ndaj thashethemeve se Chiara tradhtoi Fedez-in me të Achille Lauro reagon ndaj thashethemeve se Chiara tradhtoi Fedez-in me të](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/ergergr.jpg)
Këngëtari italian, Achille Lauro, theu heshtjen ndaj pretendimeve të bëra nga Fabrizio Corona, i cili deklaroi se ai ka qenë në një lidhje dashurie me Chiara Ferragni. Corona, paparac i njohur dhe mik i ish-bashkëshortit të influencueses, Fedez, tha se gjatë kohës që Fedez po e tradhtonte, Chiara kishte një marrëdhënie paralele me Achille Lauron.
Por, këngëtari ka theksuar se nuk është i interesuar për botën e thashethemeve, teksa theksoi se të tilla aludime që prekin privatësinë e të tjerëve janë tema sensitive që duhen trajtuar njësoj si dhuna.
Ai shmangu komentet e mëtejshme për këtë çështje, duke u shprehur se po fokusohet ekskluzivisht në planet e tij artistike.
“I jam përkushtuar shkrimit”, theksoi ai.
Nga ana tjetër, Chiara Ferragni ka ndërmarrë veprime ligjore kundër paparacit, Fabrizio Corona, duke kërkuar më shumë se 1.1 milion euro dëmshpërblim për shpifje.
Mosmarrëveshja ka lindur pas deklaratave të fundit të Corona-s për martesën e Ferragni-t me reperin Fedez, të cilat ai i bëri publike në emisionin e tij “Falsissimo”.
Avokati i Chiara Ferragni-t, Giuseppe Iannaccone, i ka dërguar Corona-s një letër, ku i kërkon të heqë çdo përmbajtje shpifëse dhe të ndalojë çdo deklaratë të mëtejshme publike lidhur me Ferragni-n. Letra, të cilën Corona e publikoi më vonë në rrjetet sociale, e akuzon atë për deklarata të pabaza mbi tradhtitë dhe sjelljen e Ferragni-t.
Ekipi ligjor i Chiara Ferragni-t argumenton se Fabrizio Corona jo vetëm që ka bërë deklarata shpifëse, por ka shkelur gjithashtu një marrëveshje të mëparshme. Në letër përmendet një marrëveshje private e datës 15 shtator 2023, ku Corona ka rënë dakord të ndalojë së bëri komente ofenduese, shpifëse ose tallëse për Ferragni-n dhe Fedez-in për një periudhë prej 10 vjetësh. Megjithatë, sipas avokatëve të Ferragni-t, ai e ka shkelur këtë marrëveshje disa herë që nga fillimi i vitit 2024, duke shkaktuar dëm për Ferragni-n gjatë një periudhe delikate të jetës së saj.