Home Lajme Acarimi i dukshëm Osmani-Kurti, Zgjim Hyseni thotë se “bashkëpunimin e kanë mbi baza të pastëra interesi, e jo parimore”

Acarimi i dukshëm Osmani-Kurti, Zgjim Hyseni thotë se “bashkëpunimin e kanë mbi baza të pastëra interesi, e jo parimore”

0
Acarimi i dukshëm Osmani-Kurti, Zgjim Hyseni thotë se “bashkëpunimin e kanë mbi baza të pastëra interesi, e jo parimore”

Në lidhje me një acarim tejet të dukshëm mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani – ku kamerat e mediave i kapën të indinjuar me njëri-tjetrin, ka folur edhe anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, i cili thotë se dy liderët bashkëpunimin “nuk e kanë faqe mbi baza parimore” por të “interesit të pastër të ndërsjellë”.

Hyseni mendon se sa i përket Osmanit – njëjtë siç i ka ndarë rrugët me dy ish-shefat e saj politikë e partiakë, Fatmir Sejdiun dhe Isa Mustafën, njëjtë mund ta bëjë edhe me Albin Kurtin.

“Mes tyre (Kurtit dhe Osmanit) bashkëpunimi nuk është fare në baza parimore, është interes i pastër i ndërsjellë. Këto dy figura politike nuk i bashkojnë vlerat, i bashkon pushteti. Në atë moment që pushteti vjen në diskutim këta edhe prishen. Kur vjen puna këtu besoj që Vjosa Osmani është e tillë që në një situatë të caktuar politike, ashtu siç i ka lënë të tjerët, ish-bashkëpunëtorët tjerë, Isa Mustafën dhe Fatmir Sejdiun, nuk besoj hiç që e ka më të veçantë edhe Kurtin, asnjë pikë”, ka thënë Hyseni në RTV Dukagjini.

Exit mobile version