AC Milani s’përfiton nga gabimi i Interit, mposhtet nga Lazio

- Advertisement -

AC Milani ka pësuar humbje në udhëtim te Lazio, në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.

Pavarësisht që kishin rastin e artë për ta ngushtuar garën me Interin për titull, “Rossonerët” pësuan humbje me rezultat 1-0.

Lazio e nisi fuqishëm me Kenneth Tylor që goditi traversën dhe ishte afër të zhbllokonte rezultatin.

Ndërsa, ishte Gustan Isaksen që me një goditje të fuqishme e kaloi Lazion në epërsi (25’).

Milani ishte më e mirë në pjesën e dytë, ku Pulisic e Fofana kishin raste shënimi por që dështuan t’i finalizojnë.

Një rast të mirë e kishte edhe mesfushori Luka Modric, megjithatë goditja e tij brenda zonës përfundoi mbi portë.

Lazio me këtë triumf ngjitët në pozitën e nëntë me 40 pikë, ndërsa Milani qëndron në pozitën e dytë me 60 pikë, tetë më pak se lideri Inter.

Të ngjashme

Të fundit