24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

AC Milan shijon fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, mposht Bruggen

- Advertisement -

AC Milani e ka regjistruar triumfin e parë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Club Bruggen.

“Rossonerët” arkëtuan pikët e plota falë një fitore bindëse 3:1.

Brugge ishte shumë më e mirë në fillim duke krijuar disa raste, si dhe arritën ta godisnin traversën mirëpo iu mungoi finalizimi.

Mirëpo, ishte Milani që kaloi në epërsi. Christian Pulisic me një eurogol nga korneri u përkujdes për ta zhbllokuar rezultatin (34’).

Situata për mysafirët pastaj u përkeqësua kur Onyedika u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë (40’).

Sidoqoftë, Brugge s’u dorëzua kaq lehtë. Belgët arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Sabbe, që shënoi pas asistimit të Vetlesen (51’).

Megjithatë, me inkuadrimin e Okafor e tërë loja e Milanit ndryshoi për mirë. Fillimisht kreu disa driblime duke asistuar te Tijjani Reijnders, i cili e riktheu epërsinë (61’).

Holandezi ishte në top formë duke shënuar pastaj edhe golin e dytë, veçse këtë herë u asistua nga Chukwueze (71’).

Milani në fakt e gjeti sërish rrugën drejtë rrjetës përmes talentit 16-vjeçar Francesco Camarda, që realizoi në asistim sidoqoftë VAR-i ia anuloi për pozitë jashtë loje.

Milani tani renditet në pozitën e 18-të me tre pikë, ndërsa Brugge bie në vendin e 24-të me po aq pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit