23.4 C
New York
Monday, July 8, 2024

Buy now

AC Milan harron Armando Brojën, i vihet pas Alvaro Moratas

- Advertisement -

AC Milan ka shprehur interesim për mbrojtësin Alvaro Morata, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerën e 13 milionë eurove me Atletico Madridin.

Morata është bërë top prioritet për sulmin e “Rossonerëve”, kështu së paku raporton gazetari i Sky Sport Italia Gianluca di Marzio.

Spanjolli kishte vendosur për të qëndruar te Atletico, por tani situata ka ndryshuar dhe është duke konsideruar kalimin e mundshëm në “San Siro”.

Morata ka refuzuar deri më tani vetëm kalimin në Arabinë Saudite duke hedhur poshtë të gjitha ofertat, por do të fokusohet plotësisht në të ardhmen vetëm pas Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Ish sulmuesi i Juventusit po shkëlqen me Spanjën, ndërsa do të përballet me Gjermaninë në çerekfinale – këtë të premte me fillim nga ora 18:00.

Te Milani, Morata shihet si pasuesi adekuat i Olivier Giroud, i cili kaloi si agjent i lirë te skuadra amerikane Los Angeles FC.

Milan deri vonë e kishte bërë prioritet Armando Brojën, por tani situata ka ndryshuar me shqiptarin që preferon qëndrimin në Premierligë andaj po konsiderojnë opsione tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit