Simpatizantët, anëtarët dhe mbështetësit e nëndegëve në Abri dhe Tërdevc, sonte rikonfirmuan mbështetjen e fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza dhe kandidatët për deputetë nga Drenasi.
Në këtë takim, shefi i shtabit zgjedhor dhe njëkohësisht kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, theksoi rëndësinë e fitores bindëse në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke deklaruar se kjo është një domosdoshmëri për të mirën e Kosovës.
“Duhet të fitojnë sepse i takojnë komunës që ka bërë shumë gjatë një shekulli për çlirim. Qytetarët e komunës së Drenasit kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës”, u shpreh Lladrovci.
Edhe kandidatët për deputetë, gjatë fjalimeve të tyre, kërkuan mbështetjen e qytetarëve, duke premtuar se pas zgjedhjeve do të jenë një zë i fuqishëm për ta në Kuvendin e Kosovës.
Lista e fitores së PDK-së:
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#FeratShala16
#FadilDemaku19
#AltinKrasniqi20
#BetimGjoshi50
#PetritHajdari51
#ArdianKastrati65
#AuroraBerisha68
#AdnanThaçi82
#LulzimNika96
#AgnesëKastratiBucolli98
#IsakNeziri99