Ai theksoi se VV-ja është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pritet të sqarojë procedurën e votimit në Kuvend, transmeton Klankosova.tv.
“Zgjedhjet janë një proces demokratik dhe në rastet kur nuk i fiton ato, minimalja e etikës politike, besa edhe njerëzore, është që të pranosh dhe të reflektosh karshi rezultatit, dhe të vazhdojmë tutje me rrjedhën procedurale të konstituimit të organeve kushtetuese të shtetit tonë. Por kjo nuk po ndodh për shkak të inateve politike pa ndonjë qëllim të qartë, dhe po e mbajnë peng Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne jemi në proces të pritjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili do ta sqarojë procedurën e votimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo çështje është iniciuar në këtë institucion dhe na mbetet neve të presim atë vendim, në mungesë të reflektimit të deputetëve të opozitës”, deklaroi Abrashi