24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Abrashi për hetimet e kontratave të Qeverisë në veri: Veprimet e prokurorisë për keqardhje

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, reagoi pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë hetime nga Prokuroria Speciale për kontrata që lidhen me angazhimet e Qeverisë në veri të vendit.

Ai tha se veprimet e deritashme të kësaj prokurorie janë për keqardhje dhe se në vend të luftimit të krimit të organizuar, po vihen në funksion të sulmit ndaj institucioneve të Kosovës.

“Sa i përket pyetjes për Prokurorinë Speciale, është për keqardhje që prokuror, në vend që ta kryejë obligimin dhe mandatin e saj kushtetues në luftimin e krimit të organizuar, është vu në funksion të luftimit të institucioneve të Kosovës. Fakti që dikush heton kontrata të cilat lidhen me angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të shtruar sovranitet, ligj, për të përmirësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve, për me shtri rendin edhe ligjin – pra ndërtimin e urave – dhe i sheh si rrezik, e shkelje të ligjit, nuk kam fjalë tjetër pos të shpreh mllef”, tha Abrashi

Të ngjashme

Të fundit