Në fakt një deklaratë të ngjashme dje e bëri edhe deputeti tjetër nga kjo parti, Armend Muja, transmeton lajmi.net.

“Numri 246 i raketave të porositura anti tank të llojit Javalin përkon me numrin zyrtar të deklaruar të tankeve M84 dhe T-72B1MS të Serbisë. Për çdo tank nga një Javalin”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Nuk dihet se cili ishte mesazhi i kësaj deklarate, ndonëse mund të interpretohet si gatishmëri e Kosovës për t’u mbrojtur nga Serbia

Tutje ai ka shkruar se kjo porosi e Ushtrisë së Kosovës është investimi më i mirë në sigurinë dhe paqen e rajonit deri më tani.