Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka dalë me një konstatim njejtësues mes, siç beson ai, një “sikleti” si në Beograd ashtu edhe nga opozita në Prishtinë ndaj qeverisjes së Albin Kurtit dhe krejt këtë e lidhi me votimet për zgjedhjet serbe që mbledhte OSBE-ja.
Postimi i Abrashit:
Për 20 vjet Serbia ka mbajtur zgjedhjet e saj në Kosovë si në bahçe të babës. Kurrë nuk i janë ndaluar!
A Kosova kur pati tentu me i mbajtë zgjedhjet e saj në veri të Republikës bandat atje i patën thyer kutitë e votimit.
Çka është më tragjikja?
Me 25 mars 2020, LDK-PDK-AAK-NISMA-LISTA SERBE e rrëzuan qeverinë Kurti 1.
Me 20 qershor 2020, Qeveria menjëherë i pati leju zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
Prandaj, sot ka një siklet të madh sa në Beograd sa në Prishtinë me Albin Kurtin.