Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka bërë një analogji ku i ka krahasuar protestat në Francë me situatën në katër komunat veriore të Kosovës.
“Mos ka rënë Presidenti Macroni nën ndikimin e Kryeministrit Kurti apo ndoshta kështu është puna me Shtetin e së Drejtës dhe Sundimin e Ligjit?”, ka shkruar ai në Facebook
Më tutje ai ka thënë se , “protestuesit atje[në Francë] nuk kanë as granata dore e as zola!”
“Franca në krye me Presidentin Macron po arreston demostruesit e rebeluar duke zbatuar ligjin për rend dhe qetësi, por çuditërisht pa u konsultuar me Kosovën, ShBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në”, ka përfunduar Abrashi.