Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social “X”.
Kjo video, që duket se është montuar me kujdes, ka për shënjestër një figurë aspak të pëlqyer në VV: Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë.
Në këtë video, të postuar nga Abrashi, prezantohet qëndrimi i Ramës për Gjykatën Speciale.
Në mshkrimin e videos, Abrashi ka shkruar “Strategjia e Ramës”.