Besnik Krasniqi, Kryetar i AAK-së dega në Prizren, njofton se sot ka nënshkruar marrëveshje të koalicionit qeverisës me Artan Abrashi, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se marrëveshja u nënshkrua “në bazë të vendimit të Kryesisë së Degës së AAK-së në Prizren dhe në pajtueshmëri me Statutin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.
“Aleanca, dega në Prizren, mbetet e përkushtuar që, në përputhje me programin tonë politik e zhvillimor, të jetë gjithmonë pranë qytetarit dhe në shërbim të tij”, deklaron Krasniqi.
Postimi i plotë:






