26.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Abrashi: Asociacionin nuk e solli VV-ja, e gjetëm si barrë nga partitë e ish-pushtetit

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, teksa ka folur për draftin Asociacionit, për të cilin ka deklaruar se ende nuk e ka parë, ka theksuar se pozicioni i Qeverisë është i qartë dhe nuk ka dyshime lidhur me këtë çështje.

Abrashi ka deklaruar se edhe pse është ende në fazën e pritjes për versionin zyrtar të draftit të Asociacionit, LVV-ja nuk ka qenë përgjegjëse për sjelljen e saj në tavolinë bisedimesh me Serbinë.

Ai ka theksuar se kjo është pasojë e kompromiseve të bëra nga partitë e tjera, duke përmendur PDK-në dhe LDK-në.

“Kur të dalë versioni zyrtar, ne do ta shohim se çka është përmbajtja e tij, edhe po të dalë, ne do të shohim se deri kur do të shkojë implementimi saj, Mirëpo, Asociacionin nuk e solli LVV-ja, atë e gjeti në këtë mes, e në këtë mes dihet kush e ka sjellë, PDK-ja e LDK-ja, edhe disa të tjerë”, ka deklaruar ai në FIVE.

Sipas tij, Asociacioni është krijuar si rezultat i kompromiseve të gabuara nga partitë e ish-pushtetit.

Ai duke i quajtur si hipokrizi përpjekjet e tyre për mosthemelimin e Asociacionit.

“E shtynë vetë përpara këtë proces dhe sot dalin e na mbajnë neve ligjëratë dhe moral politik se si nuk bën të bëhet Asociacioni e gjëra të tilla, kjo është një paturpësi”, ka shtuar ai.

Abrashi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka ardhur në pushtet për ta larguar, dhe sipas tij, këtë po e bën.

“Kurti është duke dhënë maksimumin e tij, qoftë përmes veprimeve institucionale që është duke i ndërmarrë në veri të vendit, qoftë përmes tavolinës së bisedimeve që të krijojë situatë që sa më shumë do t’i zbusin dëmet e kompromiseve që janë bërë nga qeveritarët e kaluar”, ka thënë ai.

“Nuk do të jetë lehtë kjo punë, por e kemi theksuar dhe e kemi paralajmëruar se do të vijë koha kur Kosovës do t’i rrezikohet implementimi i marrëveshjeve të dëmshme, jo vetëm Asociacioni, por mund të ketë edhe diçka tjetër. Por, mos të harrojmë se duhet me i adresu përgjegjësit”, ka deklaruar tutje ai.

Të ngjashme

Të fundit