Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur vendimin për nisjen e procedurës për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Me anë të një postimi në Twitter, Abott ka thënë se anëtarësimi do të sjellë në kohën e duhur do të sjellë përfitime për të gjitha komunitetet e Kosovës.
“Mirëpresim lajmet që vijnë nga delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar, ku Këshilli i Evropës ka miratuar procedimin tutje të aplikacionit të Kosovës për në Asamblenë Parlamentare”, ka shkruar Abott.
“Një hap i rëndësishëm përpara që Mbretëria e Bashkuar e mbështet. Detyrimet që anëtarësimi do të sjellë në kohën e duhur do të sjellë përfitime për të gjitha komunitetet e Kosovës”, shtoi ai.