17.4 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Abelard Tahiri tregon si iu anulua vizita në Hagë bashkë me dy vëllezërit e Thaçit të dielën e shkuar

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në FRONTAL të T7 ka treguar se si Qendra e Paraburgimit në Hagë ia kishte anuluar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi.

Tahiri ka treguar se bashkë me dy vëllezërit e Thaçit e kanë pasur të caktuar vizitën më 19 nëntor, por që janë njoftuar se iu është anuluar pak momente para hipjes në aeroplan në Aeroportin e Shkupit me datën 18,

“Po, e kam pas të konfirmuar vizitën me datën 19, të dielën e kaluar. Sapo kam arritur në Shkup me datën 18, duke bërë checking, kam pranuar një email nga Qendra e Paraburgimit, që vizita e planifikuar bashkë me dy vëllezërit e presidentit është anuluar dhe pa ndonjë arsye.

Kam kërkuar me email nëse ka mundësi të riplainfiikohet të hënën dhe ideja ishte që mund të jetë ndonjë keqplanifikim. Por pas një kohe kemi marrë përgjigje që s’mund të riplainfikoeht vizita”, ka treguar Tahiri.

Sipas tij, një vendim i tillë është shkelje e rregullores.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit