Abelard Tahiri shef i grupit parlamentar i Partisë Demokratike ka reguar pasi që Departmenati i Shtetit Amerikan permendi korrupsionin brenda Qeverisë së Kosovës.
Tahiri ka shkruar se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e vërtetoi atë që e kanë thënë subjekti politik Partia Demokratike, se në Qeverinë Kurti ka korrupsion serioz qeveritar.
“Tash e sa kohë, ne e kemi ngritur problemin e shumë skandaleve të korrupsionit të Qeverisë Kurti – prej skandalit të rezervave shtetërore e deri te kontratat njëburimore në vlerë prej mbi 200 milion eurove. Fakti që Vetëvendosja në vazhdimësi ka refuzuar kërkesat tona për themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, i shtonte dyshimet se sa thellë ishin zhytur në këto skandale. Tani, raporti i Departamentit të Shtetit vetëm se i vërtetoi këto dyshime”, ka shkruar Tahiri.