Abelard Tahiri ishte prezentë në darken e famshme mes kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, e kryeministrit të Kosvoës, Albin Kurti.
Tahiri u shpreh se ajo darkë nuk u kurorëzua me një marrëveshje për ndonjë koalicion të ardhshëm qeveritar.
“Jo, s’ka marrëveshje. Kjo darkë nuk ka ndodhur për bashkëqeverisjen e ardhshme me LVV-në. Aty kemi diskutuar për agjendën parlamentare, ne iu kemi përgjigj ftesës se vazhdimisht kërkojmë zgjedhje, nga korriku i vitit të kaluar kemi kërkuar që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi t’u drejtohet kutive të votimit. E tani nga ajo ditë në Kosovë diskutohet vetëm për zgjedhje, komplet ajo darkë ka shku duke diskutuar për mundësitë e shkuarjes në zgjedhje”, ka thënë deputeti i PDK-së në emisionin Frontal në T7.