Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 110, Abelard Tahiri, shprehu besimin se partia e tij do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e projekteve zhvillimore për qytetarët. Ai vuri në dukje se fitorja nuk është thjesht politike, por rezultat i një vizioni konkret për zhvillimin e vendit.
“PDK-ja, e them me siguri, do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve. Qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë për projekte zhvillimore. Ne e duam një fitore përmes projektit politik,” tha Tahiri në Click në RTV21.






