Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në shënimin e 25 përvjetorit të Epopesë së UÇK-së ka kujtuar veprën e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij drejt çlirimit të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se “sakrifica e Adem Jasharit dhe Familjes Jashari në mars të 1998-tës, përbën rrëfimin më të dhimbshëm e njëherit, epokën më të ndritur në historinë tonë të re”.
“25 vite mbrapa, Epopeja e UÇK-së, vazhdon të na dëftojë vlerën e lirisë dhe çmimin që kemi paguar për të. Lavdi e nderim të përjetshëm për sakrificën e Komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe të gjithë djemve e vajzave që ranë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i tij:
Sakrifica e Adem Jasharit dhe Familjes Jashari në mars të 1998-tës, përbën rrëfimin më të dhimbshëm e njëherit, epokën më të ndritur në historinë tonë të re, e cila ka ç’mitizuar robërinë dhe i ka dhënë rast lirisë, liri që erdhi nga qëndresa e popullit tonë me në krye Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 25 vite mbrapa, Epopeja e UÇK-së, vazhdon të na dëftojë vlerën e lirisë dhe çmimin që kemi paguar për të. Lavdi e nderim të përjetshëm për sakrificën e Komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari, si dhe të gjithë djemve e vajzave që ranë për lirinë e Kosovës.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=747493903423154&id=100044876534461&mibextid=Nif5oz