10.3 C
New York
Sunday, October 26, 2025

Buy now

Abelard Tahiri: I bindur që Kurti dështon

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri e ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bëjnë asnjë marrëveshje me Vetëvendosje, teksa shprehet i bindur që Kurti ka për të dështuar që sot në seancën e jashtëzakonshme ta formojë Qeverinë.

“PDK e ka bërë të qartë qysh prej certifikimit të zgjedhjeve që në asnjë rrethanë nuk dot ë jetë pjesë e asnëj koalciioni me LVV dhe as nuk do të ketë votë për LVV”, Tahiri teksa hynë në Kuvendin e Kosovës, aty kur sot në ora 10:00 pritet të nis seanca e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës, votimi për Qeverinë.

Ndërsa i pyetur se a është e gatshme PDK të procedoj si e dyta, ai tha se për këtë do të diskutohet pas seancës.

“Ajo është çështje tjetër. Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirrë për tu parë. A ka shumicë parlamentare të krijuar nga kryeministri në dorëheqje në këtë rast Albin kurti. Nëse ai dështon atëherë normalisht që janë hapat sipas kushtetuese që do të ndjekë presidentja dhe partitë”, u shpreh Tahiri.

Por ai ishte i rezervuar edhe nëse janë për zgjedhje të reja.

“Ajo do të jetë qëndrim i PDK që do ta marrim menjëherë pas kësaj seance e ku jam i bindur që Kurti dështon”, tha ai. /EO/

Të ngjashme

Të fundit