Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri (nr. 110), ka publikuar një video në të cilën thekson nevojën për një drejtim të ri ekonomik për vendin dhe mbështet kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryeministër.
“Kosova ka nevojë për një drejtim të ri ekonomik dhe për shpresë reale për qytetarët e saj. Bedri Hamza është emri për zhvillimin e bizneseve, vende të reja pune dhe paga më të larta. 130 është numri. Bashkë. Përpara.”, ka deklaruar Tahiri.






