Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kritikuar qasjen e VV-së në raport me konstituimin e Kuvendit.

Ai ka vlerësuar se i pari i partisë në pushtet nuk po i përgjigjet prokurorisë dhe nuk po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në profilin e tij në “Facebook”, Abdullahu ka shkruar se kjo parti do të marrë në thua në demokraci.

“1) Këta që nuk i përgjigjen Prokurorisë e as nuk e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dëshirojnë që na t’i përgjigjemi atyre, t’i respektojmë vendimet e tyre dhe tua votojmë njerëzit e tyre. 2) Kjo mendësi që po katrithet me marr pushtet pa marrëveshje e pa vota të mjaftueshme ka me marrë thu n’demokraci. 3) Ju po ja ndalni demokracisë mikrofonin çdo të dytën ditë e çdo ditë po hyni në të kuqen në rrugët e Kosovës sepse shoferin në timon e keni AUTOkrat. 4) Këta që e kanë fut Kosovën nën sanksione dojnë me na tregu se cila është rruga e drejtë për në Evropë”, ka shkruar ai, duke vazhduar kritiken ndaj partisë Kurtit.

“5) Këta që po e zbrazin Kosovën nga rinia po trumbetojnë se po mbushen hambarët e grurit si kurrë më parë. 6) Këta që trumbetojnë se në veri po i vije era shtet, po na lënë në situatën ku mungesa e shtetit në Kosovë po kundërmon në shtet të dhunshëm, pa legjitimitet. 7) Askush nuk mund të ndaloj diken, as ta shtyj me zor ta bëjë Qeverinë përveç se vota e qytetarit. Ky është thelbi demokracisë. Të mos kuptohet kjo është bërthamë e budallakisë”, ka shkruar ai.