Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu përmes një postimi ka komentuar videon që publikoi dje Lëvizja Vetëvendosje, ku të gjitha qeverisjet e kaluara i quante shkatrrimtare të shtetit dhe të lidhura me keqpërdorime.
Abdullahu u shpresoj se ajo video ta çon tugun
Tutje, ai u shprehë se me këtë videon, Qeveria tregoi se nuk ka aftësi për t’i zgjidhur problemet sot.
“Videoja është thikë tinëzare pas shpine kundër atyre që sot janë në Hagë e që dikur me armë në dorë dhe në tryeza ndërkombëtare, krijuan realitet që krejt bota të krijojë video të mrekullueshme se si vdiset, si luftohet e si dialogohet për liri”, tha ndër të tjera zëdhënësi i PDK-së.
Postimi i plotë i Faton Abdullahut:
Video që ta çon tugun!
Kthimi në të kaluarën përmes një videoje të lansuar dje, tregon se kjo Qeveri nuk ka aftësi për t’i zgjidhur problemet sot.
Kjo qeveri e ripërtyp të përtypurën e vjetër politike. Videoja me pamje nga e djeshmja eklipson pamjet që ta shpifin nga e sotmja.