Zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu në Info10 ka komentuar situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës.
Zëdhënësi i PDK-së kur ka folur për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës ka thënë se Kurti ka shkatërruar diçka për të cilën u nevojit shumë mund për ta ndërtuar.
“Situata në veri nuk është siç ka qenë ne kemi qindra policë , doganier, administratë që janë larguar nga institucionet. Ka shkuar goxha kohë e shumë mund është dashur që gradualisht të ndërtohet diçka e tillë në atë pjesë të Kosovës. Nuk po themi se ka qenë perfektë, më e mira e mundshme, por siç është tani situata është keq. Kjo është determinuar nga ajo çfarë ka bërë Kurti, pra tani atje nuk jemi të pranishëm, apo jemi në mënyrë minimale të pranishëm. Ne si PDK nuk do ta bënim në këtë mënyrë . Ajo më e rëndësishmja se çfarë do duhej të bënte Kurti është se ka një mungesë të vazhdueshme të koordinimit me ShBA.”, ka thë në Abdullahu.