Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka deklaruar se ky subjekt politik është partia më e madhe në vend, pasi që qëndroi në pushtet për vite me radhë, dhe e njëjta si e tillë mori më së shumti vota.
Abdullahu në Info10 theksoi se edhe partnerët ndërkombëtarë kanë bashkëpunuar me këtë parti institucionaliste, e jo me Vetëvendosjen, që gjuante aso kohe me gurë.
“PDK-ja është partia më e madhe e të gjitha kohrave në Kosovë. Me vota jemi më e madhja. Kur e konstatova kështu dikush thotë VV-ja është më e madhja. Por, kur ka qenë PDK-ja në pushtet ka ardh me vota aty. Gjithë ato vite të qëndrimit të PDK-së në pushtet janë me vota. Pra, duhet të pranohet këtë legjitimitet. Ndërkombëtarët bashkëpunuan me ata që janë në institucione, jo me ata që gjuajtën gurë”, tha Abdullahu në Info10