16 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Abdullahu: Kuvendi në Kosovë nuk po funksionon

- Advertisement -

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka kritikuar Qeverinë Kurti për zhvillimet e fundit në vend, duke thënë se Kuvendi si organi më i lartë në Kosovë nuk po funksionon.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Abdullahu thotë se partia në pushtet po i bojkoton seancat në Kuvend, pasi sipas tij për mos t`i bërë dështimet e njohura që po e përcjellin gjatë qeverisjes së saj.

Madje, ai shtoi se Qeveria Kurti ka dështime në fusha të ndryshme qoftë në politikat e jashtme dhe të brendshme.

“ Kuvendi si organi më i lartë në vendin tonë nuk po funksionon e thjeshtë është lloj bojkoti që e bënë Qeveria me një marifet të vete, thjeshtë për mos t`i bërë dështimet e njohura që po e përcjellin gjatë qeverisjes së saj. Ka pesë vite që PDK-ja është në opozitë dhe që ka qenë shumë konstruktive në qasjen e saj, ne nuk jemi ata planë prishës që gjuajnë gurë e gazë për me e ndaluar një Qeveri t`a kryejë punën e vet. Ne i kemi jep hapësirë Qeverisë që të punohet gjatë pa e penguar, por rezultatet janë minimale në shumë fusha dhe inekzistente në të tjera. Ka korrupsion e dështime nga më të ndryshmet qoftë në politikat e jashtme qoftë e brendshme”, ka deklaruar Abdullahu.

Ndryshe, ai ka përmendur edhe një thënie të kryeministrit Kurti i cili sipas tij ka thënë “Në Uashington janë thikat mbi hartën e Kosovës”, ku sipas Abdullahut është një çmenduri për të thënë diçka të tillë.

“Raportet me ShBA-në, ajo se çfarë them unë është që PDK-ja ka trashëgimi të mirëfilltë të bashkëpunimit me ShBA-të, kemi qenë feksibil. A ju kujtohet ajo thënia shumë e keqe që e ka thënë zotëri Kurti se “Në Uashington janë thikat mbi hartën e Kosovës”. Në Kosovë kur dihet se në çfarë halli jemi dhe dihet se kush na ka ndihmuar për të fituar me dalë nga goja dhe me thënë diçka të tillë është çmenduri”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit