-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Abdullahu-Kurtit: Kryepopullisti i Ballkanit, diktaturë populliste të cilës i prijnë Kurti-Vuçiq

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë ka deklaruar se ai nuk e përjashton mundësinë e një lufte në Kosovë.

Kjo deklaratë e Kurtit ka ngjallur reagime të shumta, një prej tyre duke qenë edhe Faton Abdullahu, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Abdullahu, këtë e ka cilësuar si formulë të vjetër të te gjithë diktatorëve dhe autokratëve për t’i minimizuar problemet ekstra të mëdha që ata i prodhojnë me keq-qeverisje.

Po ashtu zëdhënësi i PDK-së ka shtuar se, kjo është diktaturë tipike populiste të cilës i prinë Kurti dhe Vuçiqi.

“Formulë e vjetër djallëzore e të gjithë diktatorëve dhe autokratëve për t’i minimizuar problemet ekstra të mëdha që ata i prodhojnë me keq-qeverisje. Diktaturë tipike populiste sot në Kosovë të cilës i prinë Kurti këndej Vuçiqi andej. Me këtë formulë Kurti dëshiron ta amortizoj edhe opozitën, duke e akuzuar se ajo me kritika e sulme po punon për Serbinë, në vend se të punoj për unitet kundër Serbisë”, ka thënë ndër tjerash Abdullahu.

Postimi plotë:

Pse për Kurtin mund të ketë luftë në Kosovë ?

Kurti e ka gjetë formulën që t’i amortizoj pakënaqësitë e qytetarëve. Ai po thotë – Mund të ketë luftë përsëri. 🤦‍♂️A e dini pse ? Sepse sa më i madh kërcënimi për luftë në Kosovë, aq më shumë minimizohen problemet reale të qytetarëve tanë. Ai sikur ju thotë qytetarëve të Kosovës – Harroni të gjitha, duhet të bëhemi bashkë, duhet të pajtohemi rreth një kauze të vetme, sepse mund të kemi luftë, mund të na sulmoj Serbia. Formulë e vjetër djallëzore e të gjithë diktatorëve dhe autokratëve për t’i minimizuar problemet ekstra të mëdha që ata i prodhojnë me keq-qeverisje. Diktaturë tipike populiste sot në Kosovë të cilës i prinë Kurti këndej Vuçiqi andej. Me këtë formulë Kurti dëshiron ta amortizoj edhe opozitën, duke e akuzuar se ajo me kritika e sulme po punon për Serbinë, në vend se të punoj për unitet kundër Serbisë.
Harron “Kryepopulisti i Ballkanit” se me këtë frikë ndjellakeqe për kinse një luftë në Kosovë, po i largon investitorët, komplikon dialogun, zhgënjen diasporën, vonon njohjet, vonon zgjidhjet e problemeve dhe për më keq – storien e Kosovës si storie të suksesit e paraqet me gojë të vetë si storie që nuk po bëhet sukses por po shkon ka dështimi dhe lufta.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit