1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Abdullahu i PDK-së, paralajmëron zhvillime nga kjo parti

- Advertisement -

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Adullahu, me një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se kjo parti po e mbanë mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe paralajmëroi diçka të re që do të ndërmarrë kjo parti.

Ai ka paralajmëruar se vetëm kjo parti mund të ia ndalë të keqen vendit, madje sipas tij kjo parti ofron edhe alternativën e cila iu duhet qytetarëve të vendit.

“Pa PDK-në e han dreqi këtë vend. Prandaj jemi mbledhur sot si “Këshill Drejtues” që ta ndalim të keqen me ofertë të re, me alternativë të mirë të cilën e meritojnë qytetarët e Kosovës. Me PDK-në”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar krijimin e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, e që pritet të miratohet në KD të PDK-së. /Scanner/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit