Nga Vetëvendosje i janë përgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se në rastin më të mirë, “kryeministri Kurti do të ishte ministër i Brendshëm i tij”, nëse do të kishte koalicion mes VV-së e LDK-së.
Deputetja e VV-së, Fatmire Mullhaxha Kollçaku me anë të një postimi në Facebook ka thënë se në këtë formë, Abdixhiku tërthorazi po do të thotë se do koalicion me VV-në.
Mirëpo sipas Kollçakut, Abdixhikut “i ka ikur ky tren”.
Postimi i plotë:
Kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV. Mirëpo, ka ikur ky tren. Lumiri është dashur t’i bashkohet Vjosës, por, për atë hap nuk guxoi.