“Dy vitet e para deri në Bresalc, më pas deri te Dheu i Bardhë”.
Për katër vite u zotua ta kryejë Autostradën e Anamoravës, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi në Kamenicë.
“Më lejoni, si njëri i kësaj ane që në Kamenicë ka kaluar sa herë kalonte për në Luginë, t’ju them e t’ju zotohem publikisht se autostradën e Anamoravës do ta përfundojmë brenda katër viteve. Dy vitet e para deri në Bresalc. Më pas deri te Dheu i Bardhë. Ky do të jetë prioriteti i parë. Për 2 minuta… kaq mjafton nga kufiri deri në Gjilan të bëjmë gjithë këtë rrugë të madhe. Dhe për 17 minuta nga Kamenica deri në Prishtinë. Ky është projekti ynë, ky është zotimi ynë’’, tha Abdixhiku nga Kamenica.