13.4 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Abdixhiku: VV-ja po tenton të blejë kohë, LDK nuk e ndryshon qëndrimin

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas caktimit të Glauk Konjufcës si mandatar nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e qeverisë.

Ai në një intervistë për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, tha se me këtë hap LVV po tenton të blejë kohë.

“Le të ndryshojë çka të duash, përmbajtja është e njëjtë. Kjo LDK është e qëndrimeve, e parimeve, e vërtetësisë me votuesit e vet dhe me qytetarët e vet. Pra, nuk është LDK-ja që i ndryshon qëndrimet sipas vendimeve të një partie (tjetër) politike”, deklaroi Abdixhiku për Klan Kosova

Të ngjashme

Të fundit