Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ishte mysafir në edicionin më të ri të emisionit Rubikon në Klan Kosova.
Përballë panelistëve, aty u diskutua për shumë tema të aktualitetit politik, në mesin e tyre edhe për një bashkëpunim të mundshëm mes LDK-së dhe VV-së.
Abdixhiku ishte goxha kritik sa i përket qasjes së LVV-së.
Ai tha se LDK-ja nuk do bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit.
“Ata e dojnë LDK-në, LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta. Këtu përfundon tregimi i relacioneve”.
“Ka shumë arsye që ne i kemi thënë në vazhdimësi. Ka bindje vlerore dhe me krenari ne qëndrojmë për një Republikë e cila respekton Kushtetutën e vet, që respekton vlerat demokratike, që respekton Gjykatën Supreme, që respekton prokurorët që është gjithçka që sot Lëvizja Vetëvendosje nuk bën”, theksoi Abdixhiku në Klan Kosova.