Kryetari i LDK-së në një tubim fushate të premten ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i rrezikshëm dhe e do Kosovën të dobët ekonomikisht dhe të izoluar ndërkombëtarisht.
Sipas Abdixhikut, këtë është duke ia mundësuar qeverisja e kryeministrit Albin Kurti.
“Vuçiçi është i rrezikshëm. Ai e do Kosovën të dobët ekonomikisht, e të izoluar ndërkombëtarisht – siç është sot”, ka thënë Abdixhiku.