24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Abdixhiku viziton fabrikën grumbulluese e cila u dogj një ditë më parë, ka një thirrje për institucionet

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar Valon Kastratin në fshatin Kërpimeh të Podujevës, biznesi i të cilit u dogj, një ditë më parë.

Abdixhiku ka thënë se me djegien e këtij biznesit, kanë humbur qindra familje.

Kreu i LDK-së ka bërë thirrje institucioneve që të ndihmojnë për ta ribërë këtë biznes sa më parë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje 👇:

Një fatkeqësi nga e cila humbim të gjithë!

Valon Kastrati nga Kërpimehu i Podujevës, këtë vikend humbi gjithë biznesin e tij. Zjarri një orësh i kishte marrë gjithë kapitalin jetësor – objektin dhe me të, të gjitha pajisjet e produktet e grumbulluara aty.

Por Valoni, të cilin e vizitova sot në Kërpimeh, nuk është humbësi i vetëm nga kjo tragjedi.

Në këtë pikë grumbulluese, mbi 400 familje nga kjo anë kanë grumbulluar produktet e tyre në vazhdimësi. Nga shitja e tyre, 100% në BE, kanë mbajtur veten, kanë shkolluar fëmijë, kanë bërë jetë në Kosovë. Plot 100 punëtorë të tjerë sot kanë mbetur pa punë nga sot!

Thënë shkurt, me djegien e kësaj pike, me humbjen e këtij biznesi, qindra familje humbasin njëtrajtësisht!

Dhe ky fakt është goditje e rëndë për këtë anë. Nga ky fakt, lind dhe thirrja ime për institucionet e vendit; të ndihmojnë Valonin, punëtorët dhe 400 fermerët e lidhur ngushtë në këtë pikë grumbulluese në Kërpimeh! T’i ndihmojnë për të ribërë këtë biznes sa më parë; që familjet t’i vazhdojnë kultivimet; punëtorët punën, e Valoni shitjen për në Evropë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit