11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Abdixhiku vizitë në Termokos: Le të flasim për projekte konkrete e lajme të mira, aso që bëjnë ndryshimin e vërtetë

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar ngrohtoren e qytetit “Termokos”, ku ka bërë të ditur se me iniciativën e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë, ndërmarrja Termokos ka marrë ndihmë kapitale prej 5 milionë eurove.

Abixhiku ka thënë se duhet të flasim për projekte konkrete e lajme të mira.

“Le të flasim për projekte konkrete e lajme të mira. Aso që bëjnë ndryshimin e vërtetë. Me iniciativën e asambleistëve të LDK-së në Prishtinë, ndërmarrja Termokos ka marrë ndihmë kapitale prej 5 milionë eurove.” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, i pari i LDK-së, ka bërë të ditur se nga ky investim edhe disa lagje do të bëhen me nxemje qendrore.

Me këto mjete, sot një vit, nxemje qendrore do të kenë: – Banesat e Bardha në Bregun e Diellit, plot 65 mijë metra katrorë banim. – Lagjja Lakrishte me 500 mijë metra katror banim. – Lagja Kalabria me 68 mije metra katror banim. Përveç këtyre, ngrohje qendrore do të kenë dhe ushtarët tanë në Kazermën Ushtarake ‘Adem Jashari’; Arkivi i Prishtinës, 3 shkolla e 3 xhami në Qytetin e Vjetër të Prishtinës.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit