Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në lidhje me deklarimet e shumëta kohëve të fundit nga eksponent të Vetëvendosjes, që kulmuan me deklarimet e vet Kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurti, për kinse “çkapje të LDK-së nga PDK-ja”, meqenëse partia e Abdixhikut s’po do bashkëpunim me VV-në e Kurtit.
Abdixhiku është shprehur se këtyre ‘sygjerimeve’, nuk ka as kohë të u përgjigjet LDK-ja, sepse është në në 9 gara. Ai ka paralajmëruar se të dielën ‘do të fitojnë’.
Postimi i plotë:
Kur do ta kuptojnë? ‘Kundërshtimet e juaja s’na lënë përshtypje; kemi parë se çfarë duartrokisni!’
I falënderojmë të gjithë eksponentët e Vetëvendosjes dhe kundërshtarët tanë ideologjikë, që këto ditë po na tregojnë se si duhet të udhëhiqet LDK-ja, çka dëshiron elektorati ynë dhe si duhet të jetë e ardhmja jonë si parti.
Jemi të bindur se e kanë për “të mirën tonë”.
Por të na mirëkuptojnë e falin për mungesën e përgjigjeve ndaj brengave të tyre. Jemi bukur të zënë. Sepse momentalisht i kemi 9 gara për t’i bërë. Të dielen duam veç fitore; dhe na besoni, do të fitojmë!

                                    




