21.8 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Abdixhiku: Vetëvendosje duhet të reformohet, nuk mund të vazhdojë me këtë gjuhë dhe logjikë

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka folur për situatën politike në vend, moskonstituimin e Kuvendit.

Ai në Pressing të T7 ka thënë se kjo periudhë disa mujore, deri në një afat tjetër të mundshëm për zgjedhje, do t’i ndihmonte Vetëvendosjes të emancipohet. E madje sipas tij, kjo parti duhet të reformohet

Një nga qëllimet bazike të unitetit tonë kombëtar është edhe ulja e polarizimit. Besoj që një periudhë e tillë 6-7-8 mujore, do të kishte një fazë emancipimi dhe riedukimi në Kosovë. Do të ishte një re-start politik. E ulim edhe këtë gjuhë të madhe të urrejtjes që e kemi ndaj njëri tjetrit, pa arsye, nga një parti politike, e cila duhet të reformohet, po besoj që kjo periudhë 8 mujore i ndihmon të emancipohet politikisht. Ajo parti duhet të reformohet, nuk mund të vazhdoj me këtë gjuhë dhe logjikë”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit