Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestuara dhe janë të zbatueshme, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që në kauza të tilla të rrejshme të ndërtoj bazën për ardhjen në pushtet, por sipas tij, pas ardhjes në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë.
“Tani vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestuara dhe kur them të pa kontestueshëm nënkupton që edhe ato edhe janë të zbatueshme. Është shenjë e pjekurisë demokratike fillimisht për një shtet dhe shoqëri dhe ky ka qenë qëndrimi ynë i gjithhershme si LDK. Fatkeqësisht Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që në kauza të tilla të rrejshme të ndërtoj bazën për ardhjen në pushtet dhe tani në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë por gjithsesi ato janë të dëmshme. Pra ka ardhe në pushte me kauza të rrejshëm është pasoj e madhe për vendin, për stabilitetin politik e demokratik”, ka thënë ai.
Abdixhiku sa i përket takimit të mbrëmshme me Emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në atë takim janë informuar për relacionet bilaterale mesë Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, në atë takim u bë e qartë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës nuk kanë qenë as një herë në nivel më të ulët se sa që janë sot.
“Sa i përket takimit të mbrëmshëm, ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mesë Kosovës dhe SHBA, për ta thënë më thjeshtë në atë që na u tha qartë dhe zëshme nuk kanë qenë as një herë në nivel më të ulët se sa që janë sot. Mungesa e bashkëpunimit të ngushte me aleatët tanë kryesor, me SHBA sjell pasoja për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe kjo gjendje është shqetësuese për ne. Tani Kurti përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe këto pasoja patjetër se barten edhe në fatin e Kosovës. Por është obligim i gjithë nesh që të ruajmë dhe kultivojmë këto relacione se janë të domosdoshme janë të pa zëvendësueshme”, u shpreh ai